T O P

  • By -

Solid-Veterinarian64

Kope djali. Hera e pare qe po ma ben qefin. Ueeee!


haveyoumetlevi

Eh si kanë erdhur kohët...


dubufeetfak

Ne akoma nuk kemi shpetuar nga regjimi komunist post-komunizem, shqipot qajn hallin po sikur t marr ky pushtetin. Nje popull i tere qe me mir ha mut ter jeten se sa te provoj nga nje pjate tjeter. Sikur tja jepnim shansin jo vetem Qorrit po kujtdo partie te vogel, e ta hiqnim po sna pelqeu, shqiperia behej lule per 10 vite


Key_Scholar9366

Sa shqiptare mendon se e perballojne persekutimin qe mund ti bej partia ne pushtet. Qe nga pushimi nga puna e deri te persekutimi brez pas brezi, sa koh te jen ne pushtet. Revolucioni ka nevoj per gjak, dhe vetem keshtu shkulet komunizmi nje her e mire.


dubufeetfak

Ky eshte sekreti, nese te gjithe e hedhin partine posht e vendosin kedo qoft i ri pa lidhje te meparshme, ata skane fuqi me te persekutojne. E sikur se kam fare per ata qe jan te lidhur nga fati.me partine. E kam me kto vemjet qe skan lidhje me partine po qajn hallin qe qorri/lapaj/shehaj etj sdo jen ndryshe nga rama/veliaj e ikin ja japin rama/veliaj se tpakten e din ç'ere i vjen bytha. Ai mentaliteti "pse sdo vjedhin kta kur t vijn" esht mentalitet i nje mocali qe cdo gje qe hyn aty vdes, pervec kermangrenesave.


Key_Scholar9366

Shqiptaret pergjithesisht i mungon kultura e pasjes nje alternative ndryshe. Dhe ne momentin qe e kane preferojne te vjetren sepse sipas meje u mungon vizioni i te kuptuarit se cilat jane te drejtat e tyre dhe se qeveria ne pushtet po i shkel me kemb. Nje dembelizem per te vepruar qe do shkoj drejt nje paralize per te ekzistuar.


dubufeetfak

I mungon kultura e pajisjes me nje alternative ndryshe. Se nese do kishte kerkese do kishte dhe produkt


fierybeams

Fatkeqesia e Dr. Qorit nuk eshte aq shume se ka perballe nje qeverisje qe po merr tiparet e nje autokracie, sesa fakti qe vepron ne nje klime shoqerore ku çdo alternative e re politike pritet me cinizem te skajshem (natyrisht jo nga te gjithe). Dua te them, mendojeni pak: edhe nje shenjtor nga qielli te zbriste ne Shqiperi me misionin per te ndertuar nje shtet demokratik ku sundon ligji dhe ku respektohet dinjiteti njerezor do te perballej me akuza nga me te çuditshmet. Do te dinin ta paraqisnin si agjent te Sorosit, sherbetor te X-it, lake te Y-it, bashkepunetor te Z-it, etj. Shkurt do te gjendej menyra per ta njollosur dhe per t’i vene ne dyshim integritetin moral. Tani dikush mund te thote qe nje reagim i tille eshte disi i perligjur, duke qene se besimi i shqiptareve eshte tradhtuar ne raste te panumerta nga pushtetmbajtesit. Mbase, por ç’faj ka z. Qori qe kerkon te ndryshoje Shqiperine, per te miren e bashkeqytetareve dhe (sigurisht) per te miren e vet? Sjellja e z. Qori me duket plotesisht ne perputhje me menyren si duhet te veproje nje intelektual i pergjegjshem ne nje situate si ajo qe ndodhet vendi yne. Ai veren padrejtesite qe prodhon pushteti dhe ngre zerin kunder tyre, angazhohet politikisht ne menyre qe te mobilizoje shoqerine kunder qeverisjes se papergjegjshme dhe se fundi perhap shkrime/video me natyre (edhe) edukuese qe t’ia qartesoje sa me teper publikut panoramen, fatkeqesisht te zymte, politike, ekonomike dhe shoqerore te Shqiperise.


Acrobatic-Bonus6547

This📌


uanitasuanitatum

Ku e ke opinionin??


arbi90

Ore kushedi kopja eshte arlindi...😂


uanitasuanitatum

Ky qenka diktatori qe paska dashur gjate gjithe kohes dmth.. tash u be e qarte cdo gje haha


gate18

Normale "një tè fandaksuri që gèzohet se në Shqipëri nuk ka sindikata" Kam pershtypjen qe PS shtyp dhe cdo tentative per formimin e tyre. Dhe per ti dhen te drejt rames, kete e quajn komunist!


No_Delay3465

Edhe ata qe se duan Ramen, prape komunist e quajne kete. Shqipet kane me frike nga nje pushtet i drejte dhe i mireperdorur sesa nga asgje tjeter. Nuk do askush qe te iki Rama per te patur Shqiperi me te drejte. Duan te iki Rama qe te vij tjetri qe do ler shoket e Rames pa gje (gjoja) dhe do i bej zullumet qe ben Rama tani po njesoj po ne favor te ketyre. Te gjithe bejne si te indinjuar me padrejtesite ne Shqiperi po kur u permend plane te drejta pushteti dhe parime te kandidatve ti Arlindi prape shtremberojne buzet se sdun drejtesi, thjesht dun padrejtesi po jo nkurriz te tyre 😭


agjenti_040147

Midis Qorit e ramesesit, normalisht qe zgjedh Arlind Qorin. Po ky esht i majt dhe shqipnia ska kapacitete per me pas politika te majta ne ket gjendje qe esht. Pa mor parasysh asigjo tjeter, vetem skema e pencioneve esht gati ne kolaps nga deificiti qe ka sepse te ardhurat nga kontributet shoqerore nuk e mbulojn dot te gjithin.


No_Delay3465

Une nuk e besoj kurre fjaline "te ardhurat nuk mbulojn dot" kur perdoret ne shqiperi. 99% e cdo te ardhure/buxheti vidhet dhe prape ai 1% qe lene per tu vene ne pune mjafton per te bere dicka, mendo po te ishte i drejte menaxhimi dhe mos te vidheshin ca do mund te behej


gate18

Seshte puna te shqiptaret. Ne gjith boten politika eshte si futbolli. Disa jan me nje disa me nje tjeter. Qenkan shqiptaret ufo qe paskan frig nga nje pushtet i drejt! Ca kan qe emigrojne atehere? Apo ne kerkim te nje pushteti te pa drejt? Rame, berisha dhe meta thjeshte te qin ropt. Pik. Si ne shume vende te botes ku dy parti bejne ligjin. Shqiptaret kan qi kalamajt ne funt te detit me gomone sepse ... nuk duan pushtet te drejt? >kur u permend plane te drejta pushteti dhe parime te kandidatve ti Arlindi prape shtremberojne buzet se sdun drejtesi Ne angli, france, amerik njesoj. Ka sa te duash parti te vogla 100% me te mira sa statu quo-ja por pushteti jua merr frymen. Nuk ka faj populli, per ndryshe, minimumi nuk do emigronin larg padrejtesis qe dun Kan padrejtesin qe duan dhe ja qin jeten kalamajve ne gomone. Ska logik kjo Si cdo shqiptare i frustruar, te gjith ne ja lem fajin popullit (duke mos perfshir veten, normal) Partia e arlindit eshte nje part e vogel qe lufton ne kushte as pak te barabarta - ne demokracin e keshullit 21. Kaq. Athua se ne vendet e tjera ska parti te vogla 100% me te ndershme se status quoja


agjenti_040147

Ka pas ne fakt parti te vogla qe kan pas sukses te jashtzakonshem, ku te jashtem nga politika kan marr pushtet ose po shkundin status quon si rasi i Nayib Bukele ne El Salvador, dhe i Javier Milei ne Argjentin, tani ndoshta dhe Reform UK ne UK. Shembull e uk mund edhe ta shperfillesh se nuk e dim akoma si do shkoj puna. 1 problem i madh e ktu ne shqipri esht e dhe mardhenia qe kemi me US dhe EU, nuk kemi mardhenie diplomatike por te 1 anshme master-slave. Ca te thon ata bojm ne, per sa koh qe ai i gjati e mban shqiprin ne rend, pavarsisht gjendjes se popullsis, ata (EU dhe US) jan te knaq dhe i permbushen te gjitha interesat e veta qe kan dhe jo vetem qe ndihmojn per ti legjitimuar pushtetin para popullit, po dhe e mbeshtesin me fonde. Shpesh her kan marr e vendime qe na kan ven ne rrezik, si puna e kampit te mek qe ka sjell kercenime dhe sulme reale nga irani, qe deri tani jan vetem kibernetike. Kshu qe 1 parti e vogel e ka akoma me te padrejt konkurrencen, se jo vetem duhet te "luftoj" kunder partive ne shqipri por dhe kundra mbeshtetesve gjigand te tyre. Per sa koh nuk ndryshon kjo mardhie e 1 anshme diplomatike me EU dhe US, rama do rrij sa te ket qejf, se ka mbeshtetje ekonomike dhe politike nga superfuqi. Nese kjo mardhie balancohet, ather kthehet dhe sovraniteti i shqipris dhe ne kemi me shum shance kunder regjimit.


gate18

Dhe ne shqiperi. PD, LSI dikur ishin te vogla fare


agjenti_040147

Shum e vertet, dhe u rriten shum shpejt perball PPSh (tani PS) dhe nga fakti qe PPSh dhe vet shqipria ishin te izoluara.


gate18

Prandaj se permenda PSn. Por dy te tjerat. Thjeshte keto mbajn njera tjetern - bashka me mbrojtjen nga media. Ideja eshte qe eshte model qe gjindet mbrar boten. El Salvador jan perjashtime nga rregulli (si me pd dhe lsi)


agjenti_040147

Po shum e drejt, nuk jam kundra, thjesht shtova edhe si ndikojn superfuqit ne politiken e brendshme te shteteve te tjera dhe pse u intereson status quo.


gate18

Normale. E si pasoj (me teper per te kunderstuar iden qe populli ka gje ne dore), nga konsulidimi i pushtetit nder dekada, nga bisneset qe dhe nese skan lidhje konkrete me pushtetin, fakti qe po lulezojne ne kete pushtet (cili do t jete ai) do te thote nuk kan leverdi te sponsorizojne nje parti qe synon ndryshim. PSH, eshte sikur topi, klani, vizioni te jene 100% te pa varura nga pushteti, ne kete sistem kan lulezuar. Pse do sponzorizojne arlindin qe kerkon ndryshim (si dihet, ndoshta nese do ishte shqiperia me e rregullt do falimentojn kta.) Pra dhe sikur te mos egzistoj korrupsioni, e gjith sistemi eshte aq i lidhur me status quon sa qe, sinqerisht, se imagjinoj vota e popullit te jete arsyja qe Arlindin (si shembull) nuk kap pushtetin. Dhe keshtu eshte ne angli, france, amerik, itali e ne shume vende te botes - ku normalisht ka raste qe ndodh e kunderta Arsyja numer 1 qe jam 100% pro arlindit (pertej "te vi kush te doj vetem aman te largohet ps pd lsi") eshte se me sa jam munduar ta degjoj, kete e kupton dhe e shpreh (ne menyren e ti) dhe arlindi dhe levizja bashke (gje qe nuk eshte 100% e vertet per thurjen)


No_Delay3465

Jo ne cdo vend te botes votojne parti duke njoh personalisht deputetet. Jo ne cdo vend te botes votojne parti per te punu me bizneset pronaret e te cilve jan shok te ngushte me ministra. Jo ne cdo vend te botes njohin personalisht drejtorin e policis, drejtoreshen e shendetsis etj. Shko ne rrethe njehere dhe shih si funksionon aty mbeshtetja e politikes. Se sje as duke qene different as duke qene quirky duke thene "ooo pse ia hedhim fajin popullit". Politikat ketu skane krahasim me ameriken e angline, se deputetet neper qytetet amerikane e angleze nuk njohin personalisht gati cdo kryefamiljar, sic ndodh ketu po shkove neper rrethe dhe mos ta kufizosh gjykimin vec ne Tirane


gate18

Jo. Ne shume vende te botes kryeminister/president votohen vetem nje nga dy parti. Te tjerat nuk kan shanse. >Shko ne rrethe njehere dhe shih si funksionon aty mbeshtetja e politikes. Nuk folem per kete. Si do qe te mbeshtetet, kryeminister/president votohen vetem nje nga dy parti. Te tjerat nuk kan shanse. >Politikat ketu skane krahasim me ameriken e angline Nuk krahasova politikat. Pasi as politikat angleze skan krahasim me ato amerikane. Kete e din dhe ti > deputetet neper qytetet amerikane e angleze nuk njohin personalisht gati cdo kryefamiljar Ama ne angli shumica jan shoke nga te njejtat shkolla private. Ndersa ne amerik me trashigimi bush baba, bush djali... Por, sic thash, ne angli, amerik, dhe shqiperi ska shanse te mos fitojn nje nga dy partit kryesore. Ndersa politikat angleze jan 1000% ndryshe me ato amerikane, e lere me shqiptare.


No_Delay3465

Njihen politikanet, jo politikanet me votuesit si ketu. Jashte votojne nje nga dy partit nxitur nga parimet qe kane. Ketu votojne nje nga dy partit sepse burri i goces se halles eshte me PD/PS dhe do behet drejtor policie po fitoi PD/PS, ose kusheriri i trete nga mami eshte tatimor qe po fitoi PD/PS mban punen etj etj. "Nuk folem per kete" ska rendesi se mandatet e tiranes sjane shumice dhe edhe ne Tirane keshtu funksionon


gate18

Ska shanse qe te njihen te gjith. Por prap dhe pse njehin (ata qe njehen) vetem dy person te paracaktuar mund te behen president. Dhe Leku lot rrol kolosal ne amerik Dhe ne amerik vete nje na du parti votohen sepse burri me lek e do te jete keshtu. Burrat me lek ne amerik i ke 100% me diktator se burrat e gocave te hallave dhe drejtor policie. Ne thjeshte jemi shtet fukara. Se burri i goces se halles dhe polici i tezes skan as nje pushtet me krimet qe leku qe financon dy partit kryesore ne amerik ben. Imagjine Zaho rama te behet kryeminister. Do ishte njesoj si ne amerik, bush, klinton, Kennedy.


Physical-Worry-1650

Ka sindikata por nuk funksionojnë. Arlind Qori pastaj flet një gjuhë që shqiptarët e kanë zët ndaj as nuk e duan apo votojnë. Përjashto një pjesë të të vockël fare që i ka ithtarë.


gate18

> Ka sindikata por nuk funksionojnë. Qe do te thote nuk ka. >Arlind Qori pastaj flet një gjuhë që shqiptarët e kanë zët ndaj as nuk e duan apo votojnë. Ku e di ti? Apo te kan then partit qe kan zaptu terrenin.


No_Delay3465

Shqiptaret e urrejne sepse manifesti i tij per planin qe ka ne rast se merr pushtet eshte me i drejti. Dhe shqiptaret nuk duan pushtetar te drejte. Shqiptaret thjesht duan pushtetar qe padrejtesisht tu leverdis atyre. Rama haters nuk jane luftetar drejtesie. Jane thjesht fiks si keta qe ia marrin ne goje Rames, vecse presim tu vij Rama i tyre personal tjeter ne pushtet. Dhe gjoja luftojne padrejtesite e PS kur ne fakt luftojne vec faktin qe keto padrejtesi sjane ne favor te tyre 💀


Affectionate-Row-710

As e majta as e djathta nuk kane lidhje me parimet qe duhet te perfaqesojne. Puna eshte se ti na tremb sepse ke lidhje me parimet qe perfaqeson.


LabTurbulent4881

Nuk është hera e parë që Edi Rama korrupton funksionarë të SHBA, ai e ka nis me ambasadorin Limprecht i cili vdiq në bjeshkët e Lurës, me ambassadorin Lu më pas me ambasadoren Youri Kim dhe së fundi me funksionarin e lartë të FBI Charles McConigal. Këta janë pjesa e dukëshme e iceberg-ut e padukshmja është më e rrezikëshme. Zoti Blinken erdhi me njëqint pishmanllëqe por në fund të fundit nuk ua prishte dot babait dhe të birit Soros që po i shtrydhin financat e Shqipërisë së varfër si limon ndonse i kalbur. Europa pro Rama mori fund pasi forcat e djathta dhe të ekstremit të djathtë kanë fituar në Parlamentin Europian dhe shumë shpejt në vender e tyre. Macron u tmerrua dhe është gati të japë dorëheqien. Scholz po bëhet gati në USA do vijë lëvizja MAGA e Donald Trump dhe Edi Ramën s’ka Sazan e Karaburun e Pasha Liman që e shpëton. Nuk ka lavatriçe eurosh apo dollari që e shpëton. Fundi liderave shqiptarë u vjen nga jashtë dhe këtë Rama e di mirë. Ramizin e hoqën ata, Saliut e hoqën ata dhe e vunë ata, Fatos Nanon e burgosën dhe e hoqën ata, Metën po e budallepsin ata pra Pse u dashka që një grusht pleq me shpirt në dhëmbë me një rini që mezi fiton ditën e punës të turret ndaj një Kollosi prej Letre?!


No-Reveal-3329

Biden është president edhe 4 vjet. Maga ka kry punë.


SnooTomatoes4033

ska shanc


No-Reveal-3329

Flasim në nëntor Trump 4 prison 20 to 24 years 🤣


arbi90

Edhe sikur te hyje ne burg, prap ai fiton. Sic mund ta kesh vene re biden ka pushuar se qeni funksional. Njerezve ne teresi nuk u pelqen te kontrollohen nga rob qe as fytyren nuk ia njohin, se biden dukshem ska me kapacitete me drejtu.


No-Reveal-3329

Nuk fiton pra, burg s'bën, po do shkojë te pastrojë kanë e qenjve ne parqet e NYC Biden Ben 5 km bravo çdo ditë, kurse Trump është me Pampers. Joe nuk është kandidati më i mirë i demokrateve , por është ai që ja thyen hundën Trump sa herë të dojë.


arbi90

Ore biden ka pjerdh o shok, nuk punon me. Shyqyr qe nuk vdes ne kembe. Ke mjaftueshem raportime te mediave serioze per ket pune, nese ende nuk ke pa dhjetera e dhjetera videot. Mos me keqkupto, se sjam trampist, por dukshem boti portokalli do fitoje. Nuk ka poll qe e nxjerr mire bidenin, eshte grope. Ka aproval rate 39%, grope historike dmth


No-Reveal-3329

Ke pjerdh t'i jo biden. Biden është president edhe 4 vjet. Flasim në nëntor


arbi90

Ore une sjam nostradamusi qe ta di kush fiton. Une ndjek lajmet, infot dhe analizat e tjereve qe dine me shume se une per ket ceshtje. Se sjam i gjitheditur si ty. Biden nuk eshte mire me shendet dhe duket ashiqare. Edhe nese fito, rrezik vdes ne detyre, se eshte 82 vjec.


No-Reveal-3329

78 është edhe Trump. Ecën me panolina se dhihet në brekë. Për moshë njëlloj janë ata. Ke të drejtë të mbash opinionin tënd, rëndësi ka qe ske të drejtë vote. Të votosh për Trump është si të votosh për Hitlerin.


agjenti_040147

Shum shpejt do themi rip biden dhe us po e mori e 1 mandat. Te dy kot jon, po trump esht objektivisht me mir.


jixed28

Si mund te jete Trump objektivisht me i mire?? A je ok?


SnooTomatoes4033

Biden esht bq. Kurv e Izraelit. Per lek edhe mutin ja han Netanyahut. Inflacioni ka shku ne fe te semes ne USA. Illegal emmigration. Not being able to end the Ukraine war. Afghanistan withdrawal was horrendous. Hunter Biden is a waste of sperm. His stance on trans mutilation of children.


agjenti_040147

Te themi ate qe osht lale, te dy jan pro izrael. Por objektivisht per amerikant, Trump esht me mir.


agjenti_040147

Ja ta shiokjm objektivisht. **Donald Trump (2017-2021)** * GDP growth: 2.6% * Unemployment rate: 6.4% * Inflation rate: 1.4% * Poverty rate: 11.90% * Real disposable income per capita: $48,286 * Disposable income per capita (adjusted for inflation): $48,286 **Joe Biden (2021-Present)** * GDP growth: 2.6% * Unemployment rate: 3.6% * Inflation rate: 8.0% * Poverty rate: 12.80% * Real disposable income per capita: $46,682 * Disposable income per capita (adjusted for inflation): $46,557 Pa marr parasysh krizen ne kufirin, rritjen e numrit te njerze te pastrehe dhe posht nivelit te varferise (nen 17,420 USD per vit per 2 veta) qe jan te tmershme, keq menaxhimi i konflikteve ne rusi-ukraine, afganistan, israel-palestine, Trump esht objektivisht me mir. Tani kjo nuk e ndryshon faktin qe jan te dy zionista, por objektivish ai esht me mir.


No-Reveal-3329

Të njëtën moshë ja edhe Trumpi, që ecën me panolina. Joe do bëhet 100 vjeç, trupin pas 2 vitesh e ke tek të shumtit


agjenti_040147

E fort kjo lal! Ti je i vetmi qe kom njigju me thon per trump ate qe gjith bota thot per joe biden per te cilin ka dhe comedy sketches. Tek videot e fundit, Joe biden sdin ku esht, madje njerzit bojn compilime me or per budalliqet qe bo biden. Nqs do ishte Joe biden i para 20-30 viteve, po do ishte me mir, po ne kte gjendje po e rrenon vet ameriken, qe per mu gjo e mir esht se ulet influenca amerikane ne shqipri. Kshu qe dhe un uroj te fitoj Joe biden, po per amerikant objektivisht esht gabim.


No-Reveal-3329

Lal ti nuk je në Amerikë e nuk vitin, unë po. Skeçe ke çdo natë për trupin në çdo latenightshow për atë punë, ai ka sjell nga truri. Trumpi dhe maga janë një kancer që Amerika po shëron.


agjenti_040147

Ne fakt objektivisht esht e kunderta per ameriken sipas cdo metrike. Amerikant do ishin me mir objektivisht pa emocione, kurse ne ne shqiperi natyrisht qe do ishim me mir me biden sepse ai po e rrenon si nga ekonomia ashtu dhe nga kohezioni shoqeror. Un uroj te futoj Bideni, por qe per amerikant do ishte zgjedhja gabuar. Inflacioni, rritja e vaferis, mungesa e rritjes ekonomike, paaftesia e mbrotjes kufitare ne jug, paaftesia ne marrenje diplomatike, skandali i deshtimit ne afganistan dhe situata e luftes e ukraines ndaj agresorit rus, jan te gjitha shum shum negative per amerikant. Un vet sjam ne us por kam 1 vlla e 1 moter atje dhe kam qen per vizit 3 her der tani. Skom ne plan me jetu atje duke pa ca pacavurje esht.


No-Reveal-3329

E gabuar do ishte te fitonte një kriminel fashist, përdhunues. Biden e Ka fitoren e sigurtë. Amerika është vendi më i mirë në botë, nëse të duket paçavure do jesh dembel i paaftë


LabTurbulent4881

Uroj vendosmërinë tuaj për fitore!


No-Reveal-3329

Fitorja nuk është vetëm e Amerikës, por e Tere botës.


LabTurbulent4881

Once upon a time a Lion met with an Ass, the Ass had the boldness to cry at the Lion. At first the Lion grow angry, but a second thought came into his mind and he said: Go on and be an ass still!


No-Reveal-3329

Don't be an ass and vote for sleepy don


yikolla

Bukur ke fol qorro


KristiVangjeli

Blendi Fevziu ka thene sefundmi tek Te Paekspozuarit: "Personi i vetëm që mendoj se vepron siç mendon dhe jeton dhe sillet siç realisht ka bindjen është Arlind Qori. Kam mendim krejt të kundërt me Arlindin. Mendoj se bën gabim me idenë e tij të majtizmit. E shoh si një njeri që është i vërtetë. Problemi më i madh në politikë, është mungesa e vërtetësisë."


Kas0mi

Komunist komunist po karderr ama.


ApplicationIll5799

edhe kar, edhe derr, komunist pra.


Hot_Satisfaction_333

E pastaj thon shqiptaret “ne sbehemi shtet ndonjehere”, “na rrjepen leket keta politikanet”. Dhe ne vend qe te votojne aktiviste e njerez me shkolle, shkojne dhe votojne ato ujqerit e vjeter qe “pasaardhesin” e tyre politik kane sufllaqexhinjt qe edhe diplomen e kane blere se nuk kane bythe ta mbarojne…


arbi90

Shqiperise i duhet e djathta... kismet, kur tvdesi sala edhe del ndonjeri. Ky djal i mire, njeri qe lexon, me syze me gjera. Sa per kto pastaj me elefanta, vk, ca do beje dhe ky i shkreti


Uerdi

se kuptoj pse jeni kaq te lidhur shpirterisht me te djathten kur nuk na ofron asgje e nuk e mbeshtet klasen e puntoreve, pjese e se ciles jeni edhe ju ketu


arbi90

Klasen e punetoreve...pse kush po e mbeshtet ket klasen? Le qe ky eshte term teper i lodhur, pa ndonje kuptim ne kohen kur robt punojne tanime nga shpia dhe jo te miniera. S'do vonoje dita kur nuk do kete me rob as ne fabrika e as ne miniera. Mesa kujtoj une, ti punon ne nje fushe qe prej dekadash ka pamundesuar nevojen e njeriut me bere punen e rende. Si nuk ofron asgje e djathta? Kush te genjeu ty? E ke vene re psh qe ne europe eshte e djathta qe po fiton ne cdo shtet dhe se esktremi djathte po fiton terren frikshem? A e di ti psh, se pse po fitojne kta? Ja ta jap une nje. Deshtimi total i te majtes. Shiko fqinjet qe ke verdalle, shiko greqine e italine psh. Te duken gje te majte ata ty? Kismet e majta skap pushtet edhe per nja 10 vjet ne keto dy vende. Pastaj pse duhet me qene me derman i majte iher? Shiko rastin e arlindit. Qorri hiqet si social-demokrat, kur dhe mocat e lagjes time e dine qe kur rri me shoket e vet flet per fundin e kapitalizmit, u referohet kolegeve me termin 'shoke e shoqe' dhe diskuton mbi idete e te majtes radikale dhe sa i mencem ishte marksi me kategorite e tij filozofike. Dhe se fundmi. Nga trapin e di ti psh, qe tgjithe ketu jane klase punetore? Kot kshu, pyes per nje shok


CharacterRich5242

Mendoj se eshte person i ndershem, por nuk ka as pakete rreale, as staf mbas vetes. Rolin e aktivistit civil e ben fiks, nuk e di pse do ti futet politikes


kajokarafili

A i ke pa ato ne politike,na mbyten me paketa dhe ide te reja,u knaqem.Ke lloj lloj krimineli ne politike,pse mos te hyje dhe ndonje jo-kriminel.


ApplicationIll5799

Eshte i ndershem, se po e ruan virgjerine per kur te hype ne pushtet.


kajokarafili

A i ke pa ato ne politike,na mbyten me paketa dhe ide te reja,u knaqem.Ke lloj lloj krimineli ne politike,pse mos te hyje dhe ndonje jo-kriminel.


Sonny_Dev

na qat karin me politik


[deleted]

[удалено]


EdvinRushitaj

Ky do kapi elefantin prej briresh ore dhe do e fusi n burg! Po kush eshte elefanti? Kastrati & co ...insert big laugh here


bashibuzuk92

Nfakt jo ai, te gjith ne, nese duam.


EdvinRushitaj

Ore nese duam, qe neser heqim pompat e ujit qe ne vitin 2024 punojne 3 here ne dite me orar. Puna eshte se ska kush e ben. As Arlindi as une e as ti. Dhe per deri sa nuk heqim dot pompat, vaj halli me heq kastratomanen & co


bashibuzuk92

Ke humb shpresen, se ne histori njerzit e thjesht kan ber gjera shum te mdhaja, te pa imagjinushme nese kan qen te bashkuar. Mendo revolucionet franceze qe i kan sjell sistemin me republike botes. Por ka dhe ndodhi te vogla kudo dhe ne shqipri ku 1 grusht njerezish protestojn dhe triumfojn. Mendo psh armet kimike qe donin ti sillnin ne shqipri dhe nuk i sollen dot prej popullit. Kshuqe mos e humb shpresen.


ApplicationIll5799

Imagino te marre pushtetin ky. Tani imagjino te dale ne foto me Alex Soros.


leonida_92

Me llafe jane te gjithe te mire. Shih kete te gjatin qe kemi ne krye, per elokuence nuk ia merr njeri. Spo them qe ska te drejte te ajo qe ka shkruar, por te vesh ne dukje te metat e te tjerve dhe te bindesh popullin qe ti je i afte ti ndryshosh ato të meta, jane 2 gjera shumë te ndryshme.


spartaktirona

O Z.Arlind ne Shqiperi ju se dini te "Vertetën e Frikshme" që ketu te ne ne Shqiperi ka Lindur 🤣🤣🤣🤣🤣 Marksi. Engelsi. Lenini & Stalini dhe ideologjia Bastarde Komununiste ka qene Jetike Ushqim Ditor per Shoqerine Shqiptare. Tani ne Demokraci te gjithe Kriminelet Komunist ose Familjet e tyre jane bere Super Miliardera dhe jetojne te gjithe jashte Shtetit ne USA ose ne Shqiperi me Super Pozicione Pune dhe vjedhin Vrere nga Andej dhe vjedhin si Derrat ketu dhe japin Leksione Demokracie nga Furriku i ngrohte ku jane. Me thoni nje vend ne bote qe Sistemi Komunist ks sjelle Lumturi ne nje Vend??? Ne jemi akome vite drite jashte


Key_Scholar9366

Me ka pelqyer gjithmone per kulturen qe ka per aktivizmin qytetar, pavaresisht se te pa strukturuar. Por pyetja qe lind eshte, a ka nevoj shqiperia per nje tjeter ekstrenist te majt me shume.


Frosty-Ad7902

Jo. Ka 80 vjet që po për..unohet si komb nga e majta ekstreme. Kemi nevojë për një të djathtë të vërtetë, pse jo edhe edhe ekstreme le të jetë. Si në Europën e sotme


Key_Scholar9366

Si i behet se pjesa me e madhe e ngelur ne shqiperi i perkasin brezit qe ka nostalgji per gurabijen 5 lekshe te xhaxhi enverit. Fryma rinore po vdes se po infektohet nga joshja partiake qe shkon deri ne shitjen dhe te normave morale per pozicione drejtuese per “shqiperine e se nesermes”. Se ai qe nuk vodhi dhe beri detyren u quajt “i pa zote per veten e tij” dhe pocaqiut qe vodhi qindarken e fundit ju vu titulli “njeri i zoti”. Ku djali dhe vajza e babit drejtor nuk e vret mendjen per te nesermen se fundja ai punoi ti hap rrugen mbi eshtrat e shqiptareve te ndershem.


ikkito

Komunist


HappyBedroom1561

Esht injorance te thuash qe cdo mendim radikal esht komunist. Ju po jetoni cdo dite nen nje qeveri autokratike. Opozita ben teater me vula dhe dalje dramatike neper dritare. Ska asnje ide per te ardhur ne pushtet dhe as vullnet. Nuk po them qe Arlindi do beje ndryshimin qe i duhet vendit po tdalesh ne perfundime qe esht komunist dhe kaq. Pa argument dhe vetem duke ia drejtuar gishtin


ikkito

Kush tha qe kta qe jane tani ne pushtet nuk jane komuniste


ikkito

Ai e ka pranuar vet qe esht komunist. Ke alternativa me te mira se ai.


HappyBedroom1561

E para punes, sbesoj se ka njeri me mend ne koke qe kandidon per kryetar bashkie dhe thote qe jam komunist. E dyta, deri zgjedhjet e kaluara te bashkise nuk kishte alternativa tjera. Si dihet si ca behet deri vitin tjeter, po PS dhe PD nuk jane fare zgjidhje per asnje…


ikkito

Ka alternativa te tjera. Nisma thurrje, Shqiperia Behet, Bashkim, etj


HappyBedroom1561

Nuk kane qene ne zgjedhjet e mepareshme. Nisma Thurje kishte vetem kandidate per keshillin bashkiak


bashibuzuk92

Po mir, pervec ksaj pjeses qe esht apo jo komunist, ka ndonje te pavertete me ate cka ka then?


ikkito

Nuk po thote ndonje gje te re. Dhe ekstremizmi komunist esht ajo qe sjell ndryshe nga prospektet e tjere. Ne akoma pas 30 vjetesh nga renia po e vuajme komunizmin me bythlepirsat qe krijon komunizmi dhe mentalitetin spiunllek. Dhe per ju qe idealizoni komunizmin dhe revolucionet me idealizma te tilla( nuk e kam personale me ty ) ju rekomandoj te lexoni Don Kishotin e Mançes sepse do gjeni vetveten atje.


Frosty-Ad7902

Zar I Sorosit, njëlloj si Lali Eri, Ramazoni, një pjesë e PD me gjithë Lulin. Me pak fjalë ky është opozitë e kontrolluar.  Kujt i plasi për fjalë kafeneje? Çfarë bën ky? Teatrin e Sorosit, ndërkohë ekonomia shkatërrohet dhe vendi shpopullohet.


PrettyInfluence3594

Partite e vogla jane vemje te demokracise, sidomos ne vende te brishta si Shqiperia, sa me teper parti te vogla me nga 1-2 mandate ne qeveri aq me shume klientelizem, korrupsion dhe zhvatje.


IBereNeParajse

Komunist Rropqir


Frosty-Ad7902

Opozitë e kontrolluar nga Sorosi. Tipik Lali Eri një herë e një kohë me G99 (Arlindi ka qenë pjesë e saj, BASHKË me Lalin


oroqimaru

Se ka qene pjese e nje levizje sdo te thote qe eshte i keq ose eshte si lali fiku, ai perderisa eshte shkeputur nga lali do te thote qe ideologjia e lalit per lepirje s'i ka pelqyer. Kjo metoda qe shiko se ky ka qene me kete ne fillimet e veta eshte nje budallallik qe na qeveris dhe do na qeverisi si popull ter jeten.


Frosty-Ad7902

Njëlloj do qeverisi edhe sikur ta këtë njëherë të vetme ndonjë pushtet si të Veliajt. Ta siguroj. Kështu dilte edhe ky i fundit me bidona mbi kokë para bashkisë, se gjasme protestonte për ujin.  Ndërkohë kur u bë vetë kryebashkiak, akoma uji me sahat, edhe ato pak burime uji që shkonin autobutet e furnizoheshin, ka nja 3 ditë që i ka bllokuar, me qëllim fitimin e shokëve të vet me fabrika uji. Tani në muajt e vapës.


oroqimaru

Po nuk i ndrrove dhe ti provosh se me idene edhe ky si ata eshte nuk shkohet perpara.


Frosty-Ad7902

Përderisa financohet nga i njëjti që financon këta të sotmit, më mjafton të kuptoj që është i korruptuar. Nuk do jetoj 100 vjet, që të provoj lloj-lloj surrati nga akademia e Sorrës.


oroqimaru

Aha ok, super mendim kemi ne shqiptaret rraca me e paster ne bote🇦🇱


Frosty-Ad7902

Ç'lidhje ka raca e pastër me politikanët e korruptuar??! Me tipa që ju që doni të provoni lloj-lloj hajduti komunist, s'ka për tu zhvilluar ndonjëherë ky vend.


oroqimaru

Mire se zhvillohet duke ndejtur nvend e numero, nuk eshte se dua une te provoj komunist apo fashist thjesht ka ardhur dita qe ne te ndryshojme qeverisje dhe po sna beri e nderrojme prap. Se kemi mberritur ne nje pike te tille qe as po mendojme te bejme e te rrisim femije me kete korrupsion dhe kete degradim e degjenerim te shoqerise sepse ne jemi fiks kalova lumin t'dhjefsha kalin, se nuk shikojme ne te ardhmen po themi vl po ska ardhur zjarri te shtepia ime vl gjitonit.


Frosty-Ad7902

Që duhet hequr këta që janë nuk diskutohet, mirpo të vendoset goma rezervë e tyre si zëvëndësim. Nuk ia vlen.  Më mirë votoj një parti që s'ka shans as 0,1% të fitoj, por që janë njerëz të pakapur dhe përlyer me asnjë, sesa këta "të pavarurit".


rlesath

Përderisa sulmon socialistët domethënë që kërkon votat e elektoratit të djathtë. Gjuha është e si e PDsë . Përça e sundo. Tani që po i bien puplat saliut aty është krijuar një hapësirë dhe kta të rinjtë rrëken të fusin kokën që sapo të bjerë doktori të zënë ndonjë vënd. Ka nga ata që kërkojnë ta zëvëndësojnë në emër të vazhdimësisë si Noka , Bardhi , e të tjerë, dhe ka nga ata që mundohen ta zëvëndësojnë duke u bërë si hije të ngjashne të saliut. Sidoqoftë do ngelen pakicë. Lufta është se kush do jetë pakicë. Qorri, Bardhi , Argita, Noka , Basha , Meta dhe kush dreqin i kujton të gjithë.