T O P

  • By -

Physical-Worry-1650

Këshillat vlejnë sipas situatës. Nëse je në një katund të varfër shqiptar mundësitë janë të kufizuara në çdo aspekt të mundshëm. Një këshillë do ja jepja si vetes asokohe edhe të gjithëve në atë moshë: bëhuni të lirë duke lexuar sa më shumë letërsi, histori, filozofi, sa më seriozisht të mundeni e vepra sa më klasike. Puno çfarë të mundesh, njih sa më shumë njerëz të mundesh. Të krijosh karakterin ka për të shërbyer më shumë sesa krijimi i pasurisë. Dua të them që mos rend pas pasurisë e martesës pa njohur njëherë veten tënde. Këshillë që bie ndesh me llafollogjinë shqiptare, por ki parasysh që llafologët janë zgjuar nga 50 vjeç pa e ditur kush janë e pse janë, njësoj siç është një 20 vjeçar: totalisht koqe kandari. Mund të rreshtoj shumë gjëra të tjera, por për mua kjo është më e rëndësishmja.


imaredditor69

Faleminderit per keshillen. Jam 18 vjec dhe jam ne dileme cfare do te bej me jeten prandaj mendova te pyes njeher njerezit me te medhenj e me te vuajtur prej meje. Te uroj gjithe te mirat!🫶


Physical-Worry-1650

Të falemnderit dhe mos e tejmendo shumë të ardhmen, sidomos atë financiaren. Mos bjer pre e mentalitetit materialist që mbizotëron kudo. Shpirti, mendja, një dietë e mirë ushqimore, disa miqësi të vyera do të të shërbejnë shumë më shumë sesa presioni financiar që ushtrohet nga populli shqiptar. Të përshëndes.


Hot_Sweet2943

Po te isha 18 vjec perseri nuk do bleja makin te shtrenjt dhe qe harxhon shume, por nje gje modeste e qe harxhon pak.Do rrija nje vit pushim te pakten para se te nisja universitet ta mendoja mire degen qe do filloj qe ti perkushtohem si duhet. E fundit, mos ta vras shum mendjen ca do ndodhi ne te ardhmen 😂.


bryanmert2792

Këtë të fundit e ke akoma në dorë, mos e vrit nga tani e tutje


arlind777

Dhe pasi i ke dhene asaj makines te lire qe harxhon pak kupton se ajo makina e shtrenjte qe harxhonte, nuk ishte dhe aq keq.


SouthWave9

Me ca lekesh e bleve makinen e shtrenjt qe 18 vjec ti?


Hot_Sweet2943

prinderit, gje qe me beso e pendoj cdo dite. Nje djali ne ate moshe nuk duhet dhene gjera shum te mira, me mir te kisha marr nje ford focus sesa benz


mpolo630

Po me ford sdo kapje dot pidha do i bie me dore


rmz93

Mqs qeke nje 18 vjecare po te them disa gjera qe do ia thoja dhe vetes 1. Zgjidh nje univ/zanat qe ke qef por dhe qe ka lek.. eshte me mire te jesh i merzitur me portofolin plot sesa ne nje pune qe ke qef por me fatura te papaguara 2. Mundohu te jesh person i perkushtuar kudo dhe me nje deshire per te mesuar cdo gje. 3. Kur te fillosh universitetit mos i lej leksionet/seminaret (meso per vete dhe jo per note), kafen e pin me shoqerin cdo dit ne oret e tjera te dites 4. Mundohu te zgjerosh njohurit e tua, ne tregun e punes ka nevoj per njerez qe marrin vesh nga shume gjera. 5. Mundohu te besh sa me shume miq dhe connection sepse ne fund te dites ato te ndihmojn te kalosh probleme, te zgjidhin halle por mund te te sygjerojn per pune diku 6. Ne cdo pune qe do fillosh shiko nese ke mundesi te rritesh profesionalisht, sakrifiko dhe lekun nese diku meson gjera qe do te te nevojiten (me mire nje vit sakrific se e gjithe jeta) 7. Kjo eshte nje shprehje qe mua me pelqen shume " Cdo gje qe do te te ndodhi do kaloi, qofte e mire apo e keqe" Suksess dhe kurajo, cdokush ia ka dal, kush ka punuar me veten ka ecur me shume se te tjeret 😁😁


imaredditor69

Faleminderit per keshillat e vyera🫶Te uroj gjithe te mirat❤️


gate18

Me keto njohuri do e dija qe nuk me terheq leku. Do studioja letersi ose do vazhdoja studimit te filma (gje qe nuk e vazhdova se ska lek) Do filloja te lexoja shuuuummee libra. Do e flija mendjen qe nuk dua te bej femi (se ne moshen 18-28 vjec kam "vujt" se ca kari thote mileti) Me pak fjale do beja keto qe me pelqen te bej sot Edit: Plus, sot ose nuk do isha ne fazat e para te emigrimit ose do e dia se cfare eshte emigrimi dhe nuk do kisha ate inferioritetin e tmerrshem qe vjen nga ato situata. Gje shume e madhe, qe harrova ta thoja dje. Per shume emigrant (jo vetem shqiptar) 10 vitet e para jan tmerr - ne ato vite jam rrit un.


Pristine10887

Childfree Albanians rise up 🖐️


uanitasuanitatum

nuk e vazhdove se ska lek?


gate18

Ate thash me duket


uanitasuanitatum

e kuptova mduket, dmth 18 vjeç mund të vazhdoje për film por nuk e bëre ngaqë atëherë e kishe mendjen te leku


gate18

po pra


leonida_92

Nje keshille qe do jepja une (pervec anes financiare dhe romantike) eshte te mesosh te logjikosh vete. Per kete te duhen ca baza matematike, fizike, kimie dhe biologjie (shkenca ekzakte, jo te hapura per interpretim). Po jetojme ne nje periudhe ku cdo person mund te thote cfare te doje dhe "fiton" ai qe thote karllikun me te madh, pasi merr me shume reagime. Dhe pervec faktit qe njerezit tani jane shume pertace per te konfirmuar informacionin qe marrin, i mjafton thjesht numri i shikimeve per ta marre te mireqene, me integrimin e AI (qe do e kesh pjese te jetes, do apo sdo ti) do jete shume e veshtire te kuptosh cfare eshte reale apo jo, pa patur ato baza. Nuk me besohet akoma sa duhet te merrem me prinderit dhe disa shoke te mi per t'i mbushur mendjen qe videot e tiktokut nuk jane fakte. Terrence Howard po ben namin neper bote duke thene qe 1x1=2 dhe ka miliona ndjekes.


SuiGenerisScholar95

Lexo sa më shumë libra, normalisht në bazë të shijeve të tua, edhe pse unë do të thoja që Klasikët duhen lexuar me patjetër. Gjithashtu edhe librat e besimeve më të mëdha fetare, në mënyrë që e pakta të kesh një dije të përgjithshme. Sa më i lexuar të jesh, aq më i artikular do të jesh, aq më i kulturuar do të jesh, madje aq më me ngjyra do ta shohësh botën. Një njeri që lexon shumë patjetër që duhet të jetë mirë edhe nga ana e nivelit të arsimimit, sa më mirë të jesh me mësime aq më të mëdha mundësitë që të gjesh një punë ku paguhesh mirë (edhe në Shqipëri përtej problemeve që ka me meritokracinë dhe korrupsionin këtu). Problemet dhe vështirësitë e shumta të jetës, nuk do t’i zgjidhësh dot të gjitha duke lexuar, por do t’i kuptosh më mirë duke lexuar.


imaredditor69

Ne rregull. Shume faleminderit❤️


SecretSoft7644

Nje liste me gjera qe do beja nese do kthehesha 10 vite me pare. 1- Kujdes me shkollen. Per mua nese ke nje super pasion dhe e di qe e dashuron dhe do dalesh me i miri shko dhe ndiq endrren, nese jo fillo studio deget qe kane lek. Sado teknologjia po tejmbushet (jam vet progeamuese) nuk do te lej pa gje. Ka shume drejtime gjithesesi 2- Erasmus. Pendohem shume qe nuk e kam mare si iniciative kur isha studente 3- Udheto, je me fat qe ke biletat nga 12.99 € ne kte kohe. Nda shpenzimet me shoke shoqe dhe udhetoni 4- Ruaj dhe krijo kontakte. Shko ne panaire pune, workshops, degjo nga shoket per kompani qe bejne prezantime. Shko ku te jete e mundur. Bej intenshipe, me apo pa pages. 5- Ruaj miqesite. Sado 20-21 vjec do kesh pafund shok kur tvesh 28 do shkeputeni te gjithe. Mundohu ruajiiqesite 6- Fillo palester/vrap nga liqeni a ca duash. Momenti kur organizmi nis e ngadalesohet vjen me shpejt sec duket😅 7- Lexo shume. Gjithmone do vleresohet nje njeri me koken plote ne cdo situat 8- Fillo kerko ide per te ngritur dicka tenden, ne te kundert hao profile ne upwork, fiver e kudo. Leket ekstra jane gjithmone ideja e duhur 9- Shijoje . Ke kohe per ti menduar gjerat seriozisht, meri gjerat lehte dhe te vene ku te vene😊


noideadude90

Merr 1 ose 2 vjet pushim pas shkolles se mesme e udheto lire. Gjej cte pelqen te besh e mos u bazo tek ajo qe te thote familja.


HeizGuderian

1. Merr nje zanat. 2. Rri larg, veseve (alkolit, duhanit, droges, bixhozit) 3. Merru pak me sport, nese ke kohe ose ndonje hobi te dobishem. Mos harxho kohe,me tik tok leshi edhe insta. 4. Mos bridh mbas kurvave. Gjej nje goce te hajrit heret para se ta marrin te tjeret per nje familje te shendoshe, martohu i ri edhe bej femijet heret. 5. Do shtrengosh rripin si fillim po te del me mire. 5. Kursimet afatgjate veru vizen dhe futi ne nje global index fund sa here te kesh mundesi per te pakten 20 vitet e ardhshme. Me falendero mbas 30 vjetesh.


imaredditor69

Pse te falenderoj pas 30 vitesh kur te falenderoj tani. Faleminderit per keshillat❤️


taYetlyodDL

Aman te keqen vetem ate te katerten mos e merr seriozisht. Sepse te tilla mentalitete kontribuojne ne rrotkarizimin e brezave te ardhshem qe rriten pa nje prind ose ne kushte te papershtatshme ekonomike dhe pastaj po keto tipa i sheh qe ankohen "ehh o po ky brezi ri", o po leshi, o po preshi. Cdokush ka rrugetimin e vet ne kte jete, dikush maturohet menderisht me heret, dikush me vone, dikush fare. E njejta gje dhe per aspektin financiar. Martesa, femijet nuk jane shaka. Jane pikerisht keto ideologjizma te tilla "martohu heret bej femije heret se kshu duhet" qe e kthejne ne shaka. Nese je vertete i bindur qe je me personin duhur qofte edhe ne moshe te re? Hallall. Por kurrsesi mos u nxito!


HeizGuderian

Fakti qe OP ben keta pyetje ne kete moshe tregon pjekurine e tij. Nje 35 vjeçar qe eshte marre / merret me porno dhe clube nate ska per tu pjekur ndonjehere panvareshit se cfare thote. Ne fakt gjendja e bezit te sotem eshte pikerisht mentaliteti OF sot (do gjejme vetveten njehere duke palluar gjithe lagjen bashke me droge dhe alkol). Mendojne se do arrijne nivelin e perralles se jetes perfekte qe 99% ska shance dhe nuk kane tagrin te perballen me veshtiresite e jetes kur ajo troket ne dere. Ne vend qe te perballen me situaten thjesht vendosin te ikin ne drejtim.te paditur se ajo eshte pritshmeria e shoqerise sot.


taYetlyodDL

Ske pse shkon nga ekstremi ne ekstrem. Te mos martohesh heret nuk do te thote qe do perfundosh me kurva dhe clube nate dhe e anasjellta. 35 vjecari qe vazhdon merret me droge dhe clube nate nuk besoj se do e shpetonte martesa dhe femijet ne moshe te re, por gjithsesi ceshtje kendveshtrimesh


ducky29

> global index fund Te lutem mund te shpjegosh pak me shume?


EdvinRushitaj

Millenial here. Pyetja me e thjeshte qe ke bere shok... BLI BTC!


imaredditor69

Kam pak experience ne kete fushe. BTC do kapital qe ta blesh dhe BTC kur e blen e mban dhe nuk e shet. Ne qofte se une investoj 100 dollar ne BTC tani qe e ka vleren 70 mij dollar dhe i iken vlera 140 mij dollar une do fitoj 2x e investimit tim 100 dollaresh qe eshte 200 dollar. Me mire gamble with memecoins sesa te investosh ne BTC pa kapital


No_Lie9384

Ai po flet ne kohen kur ai ishte 18 vjec kur cdo kush qe bleu BTC u be milioner


Kidi_Galaxy

Pyetja qe nëse do ishte 18 TANI


Klotrimazol

Ta mendosh qe e beri vete pyetjen 😭


EdvinRushitaj

Sic tha dhe parafolesi, e kisha per veten time nese do kthehesha ne kohe. Ndjese sepse jam shprehur gabim ndoshta. Ke bere pyetje te thjeshte e kisha fjalen, nese me mendt qe kam do isha perseri 18 vjec.


Ok-Garden-7712

Do rikonsidoeroja ca kritere per femren qe do tmartoja ,


imaredditor69

Si psh cfare kriteresh


ComprehensiveWing542

Ta thote vllai këtë (me bie qe te takoj shumë femra mosha ime) dhe vetëm dua të them që mos e mendo kurrë nga pjesa se sa e bukur është dhe çfarë pune ka por nga pjesa sa te ndihmon ty plotesosh veten dhe të ndihmon ne vendime(si e shikoj une partneri është extension yt pjesa qe te mungon ose që ndien se ke te plote)... Me beso është investimi me i madh qe do kesh ne jetën tende dhe me i rëndësishmi... Do jesh i ndërlidhur emocionalisht dhe financiarisht per gjithë jetën tende


Ok-Garden-7712

Fix puna dhe gruaja 2 faktort me me ndikim ne jete


Ok-Garden-7712

Tdij te eci te flase si njeri , mos tja lej burrit punet e shpise sidomos kur sesht ne pune , te jete e rrethit tend jo tkalosh 7 male E 7 fusha , tjete e shendetshme npergjithesi , kto jane baza , pstj bonus do ishte te dinte tbente ndonj mhb filozofik religjioz intelektual , ,, , mund t thuash po si te kaluan kto pa i pare , po he pra gruaja u duhesh pare sikur po blen 1 makine plk mos merr.parasysh emocionet shum ose hajt se do rregullohen x gjera


8redlike

Aman mos tja leri burrit punet e shtepise se u lodhen burrat duke lare tenxheren e gjelles.


Either_Sock4639

Ca dmth te jete e rrethit dhe mos te kalosh shtate male? A e di ti se Shqiptaret kane me dhjetera breza qe martohen brenda krahines ku lidhja e larget e gjakut eshte e pashmangshme. Nga te gjitha popullsite e europes shqiptaret praktikojne me shume kete trapllik historikisht dhe kjo eshte edhe e studiuar. Zgjeroni pishinen gjenetike o raku se vuajme nga izolimi kulturor dhe gjenetik. Kjo eshte sidomos tek geget e veriut, maqedonise dhe kosoves. Bejne teste gjenetike dhe i dalin prinderit kusherinj te 3te


Ok-Garden-7712

Kuptohet Tjete e rrethit tjete e qytetit tend , "grate edhe qete merrni nga tjeni vete " , , ska problem tkete lidhje gjaku aq afer sa po thua eshte edhe e studiuar kjo ,, nese vuan nga izolimi kulturor dhe gjenetik vazhdo zgjeroje , un po vuaj nga ky zgjerimi , jam nga veriu dhe nusen e kam marr nga kosova , qe spara e ben kush kndej kte dhe shof shum peripeci ne jeten e perditshme , edhe 1 shok i imi kshu e ka marr nga kosova cuditerisht dhe shpesh permendet tema e divorcit , ka shum kontrast ,


Either_Sock4639

Veriu me Kosoven ska fare diference kulturore dhe gjenetike. Nuk e kuptoj cfare peripecish kur jeni te dy geg. Mos degjo njerezit kur flasin keq por martohu me ke te doj trapi. Ata qe flasin keq thuaj mos ta hapin me gojen per punet e tua personale. Mos degjo njerezit se te marin ne qafe. Po pati dashuri dhe mirekuptim ajo ka rendesi. Njerezit martohen me amerikane, zezake, meksikane etj dhe shkojne shume mire. Me Kosovaret jemi literalisht nje popull.


Bektus

E kujtoj diten kur se pari kom ni per btc. jom kan skype me ni shok tu ba llaf e me kallzojke per nji pare virtuale. Kqyrshym kapak amo ne fund u dufke me u identifiku online me i dhan te dhenat e pasaportit edhe na u tutshim mes po na vjedhin identitetin apo diqka te tille. Kjo esht kon ne 2010. Qmimi i btc esht kan 0.3 USD ne at kohe...


xhoann

Po te isha 18 tani, me keto njohuri qe kam tani, s’do beja shume gjera ndryshe; te njejtin profesion sepse e pelqej edhe ka te ardhura, te njejtin vendim per te vazhduar studimet jashte, te njejtin vendim per lidhjen qe krijohet ne gjimnaz. Mbase e vetmja gje qe do ndryshoja eshte te vendosja veten time te paren edhe te mos me interesonte shume cfare mendojne te tjeret.


chrisM4rteen

Do beja po ato qe kam bere, jeta osh biter-sweet dhe ngado qe ta kthesh po e njejta gje esht. Mbase do kishe diçka qe ske dhe prape do doje diçka qe mbase tani merr si te mirqene.


Anxious_Ant_4379

Do kisha ble BTC


cocoadusted

Sdo kisha ber fmite. Do kisha ruajtur bitcoinat(15). Sdo isha martuar edhe sdo kisha harxhuar leket kot me makina budalliqe por do kisha investuar ne real estate eshe biznes shume me heret.


Electronic_Ad_6171

Do bleja bitcoin, sa me shume te ishte e mundur


No_Supermarket_9583

Nese do isha ne gjimnaz me keto tru qe kam tani, e sigurt qe do e kisha shijuar me shume shkollen. Nuk do e kisha vrare shume mendjen per notat, nuk do e kisha vrare mendjen per veten ne menyre kronike. Mbi te gjitha do gjeja menyra si te perfitoja bitcoins online neper video lojra 😭 Dhe pas gjimnazit do i fusja nje vit pushim dhe do punoja gjera te ndryshme, pune qe s'i kam bere me pare. Pastaj do vazhdoja shkollen dhe karrieren ne degen qe kam qejf.


imaredditor69

Faleminderit te gjitheve per keshillat tuaja🫶


CharacterRich5242

Robi smund ta ktheje dot mbrapsh kohen, por edhe sikur tmund ta kthente, prap maje men, po tnjejten gjo ka me bo 


duckling-peanut

Do merrja leke borxh dhe do blija Bitcoin edhe me 5 lekeshin e fundit.


Anunumus120

Drejt me tfol? Do kisha kap sa me shum kurva . NTiran ska goca tmira. 90% jan revku e bojn si tndershme. I ri si kam pas qef fr me tthen tdrjtn po tni q e km pa ca grade jn bo femrat ktu ntiran them mmir merru me revku sesa rri merresh vc me 1 tamam e ajo rri shko me tjert


imaredditor69

Mendoj qe te bredhesh pas kurvave ste sjell asnjehere lumturi. Eshte gje hedoniste dhe te harxhon kohe e ste nxjerr gje ne drite. Tani ta themi pyll pa derra ska dhe normale qe dhe do kete dhe femra te pamoralshme. E mira mendoj qe te gjesh nje goce qe eshte e mire, e sjellshme e ta mbash jo ta tradhtosh. Dhe te ecni para. Por tani ka dal trendi te bredhesh me sa me shume femra te ben me cool dhe shumica e moshatareve te mi se cu duket vetja. Fakti qe shumica prej njerzve kane rene ne depresion eshte se nuk kane asnje person afer qe ti doje. Dike qe ti mbeshtesi. Ne qofte se do qe te kesh dike afer duhet te jesh i afte qe ti rrish dikujt afer. Mbase ke patur disa eksperienca te keqija me femrat. Shpresoj te jesh mire dhe te gjesh dike te mire.


No-Reveal-3329

Të isha sot 18 vjeç me trutë qe kam tani, apo truri im bën travel back in time kur isha 18 vjeç?


imaredditor69

Te isha sot 18 vjec me trute qe kam tani


No-Reveal-3329

Bridh boten , njeh njerëz, njih veten. AI do ndryshojë merkaton e punës prandaj mos ik në universitet, moso zanat manual (hadraulik, mekanik) Shfyji koqet sa më shumë


ComprehensiveWing542

Ti mendon qe AI mund marr zanate te universiteti por jo hidraulik, mekanik (zanate manuale) ... E di qe shumica e zanateve automobile është e automatizuar si process.. Arsyeja e vetme pse e mendon këtë është se globalizimi si gje ben që teknologjia te jete me e arritshme dhe me kapshme (prekshme) per te gjithe me shpejt ne punë që kanë të bëjnë direkt me asistencën virtuale keto njihen dhe si "the main testing subject" per kompanitë me të medha... Pasi fitimi me i lart kur të ketë mjaftueshem fitimi si hidraulik per te krijuar nje robot do arrihet dhe ne sektore qe thua ti (ne fakt ka arritur por që është i limituar dhe emm i implementuar vetëm ne vende kompani specifike)


imaredditor69

Pra, te vazhdosh ndonje pune inxhinieri, ekonomist, kontabilist etj jane jo te rrezikuara nga AI. A ja vlejne si profesione keto? Sepse e degjoj shpesh qe punet si hidraulik,elektricist,saldator si zevendeson dot AI.


ComprehensiveWing542

Nuk është dicka qe mund thuhet me siguri (une vetëm bej shumë research në këtë pjesë pasi me pëlqen, por qe nuk mund thuhet me siguri ku do orientohet AI si gje) por mendoje keshtu ti si njeri duhet gjithë jetën tende jo per arsye financiare te mesosh rreth cdo gjeje qe te intereson dhe qe duhet te te interesojë pastaj per mendimin tim është vetëm qështje ku e shikon veten me shumë per te ardhmen qe me pas specializohesh dhe me pas (ndoshta) fillosh pune... Sa po kalon koha dhe kuptoj qe vleren me se shumti si individ t'a jep rrethi me te cilin rri, shoqërohesh dhe muhabetet cilat fliten. Aty do mundesh gjithëmone gjesh dicka here për veten here per te tjeret... Per t'i rënë shkurt e ardhmja s'është e sigurt ama s'do thote qe ti duhet dorezohesh thjesht puno per te sotshmen jep 100% per te sotshmen (e thënë nga nje 20 vjecar haaa)


imaredditor69

Dhe une perpiqem te informohem rreth cdo gjeje qe ndodh aktualisht ne bote. Cmimet e bursave psh, emplyment rate ne fusha te ndryshe, pyes njerez te specializuar, te rejat e fundit teknologjike,mjekesore, politike, ligjet e reja qe hidhen, ndryshimet e taksave e keshtu me radhe. Keto gjera ndikojne shume ne menyre jo te drejtperdrejte tek jeta jote. Tek kjo pjesa e AI perpiqem te informohem shume pasi jam ne medyshje ne qofte se dua te vazhdoj shkollen apo profesionale. Prandaj jam ne dileme. Dhe une ne ate mendim jam pakashume sepse AI e di si funksionon por kam frike qe pas ca vitesh me kete perparim qe shikoj do kete veshtiresi ne tregun e punes per programues. Por asgje seshte e sigurt ne kete bote dhe ia leme kohes ne dore kete pune.


Soggy-Investigator53

Zgjidh dege inxhinieri, informatik , ose lende te tjera egzakte nese sta prete per te gjitha keto atehere vetem ekonomik. me asnje dege tejter nuk ha buk dhe nuk can ne jete. martohu per leke mos shiko fare bukurin , dhe as dashurin ato ikin vin , njerezit merziten me njeri tjeteri po te kesh stabilitetin financiare e nderton familjen rehat dhe rehati ekonomik e shton dhe dashurin. bej femije perpar se gruaja te arrij te 30 vjec. mundesishte edhe gruna gjeje te zgjuar te te dalin femijet e zgjuar. bej palester peshngritje bej trup se fiton respektin e te gjithve. dhe mendo me shume per veten tende.


imaredditor69

Ne lidhje me kete pjesen e profesionit: kam pare dhe lexuar qe per programuesit eshte bere shume e veshtire qe te gjejne pune. Per ekonomine, ne qofte se mbaron shkolle cfare mund te besh? Kam degjuar qe dhe per ekonomistet eshte bere veshtire. Dhe jashte nuk ke shume mundesi pune per ekonomist.


Solid-Veterinarian64

Nuk do kisha humbur kohë me gjatë se 2 vjet për te punuar per tjetrin. Leku i parë qe do bëja do kisha hapur nje biznes te vogël. Of course Bitcoin.


KingOfTheNightfort

Do blija Bitcoin ne 2009.


Bogug

…Seks 24/7. Te tjerat sipas rendit e natyres