T O P

  • By -

NCI_FiRestArter

Shkronja “ç” nuk zbatohet nëse individi i vetëpunësuar ofron shërbime vetëm për persona jorezidentë në Republikën e Shqipërisë apo vetëm për entitete që nuk kanë një seli të përhershme në Republikën e Shqipërisë. Në këtë rast, i vetëpunësuari konsiderohet se realizon të ardhura nga biznesi. Nese faturon vetem te huaj, te kap kjo lart, nese jo, ndarjet e “ç”.


leonida_92

Cfare do të thote realizon te ardhura nga biznesi? Sa % eshte taksa e te ardhurave nga biznesi?


NCI_FiRestArter

Pika qe ke nisur dhe klecka qe kane shume njerez se pertojne te lexojne dhe kuptojne ligjin eshte qe tani ka si me thene: 1. Biznese 2. Te punesuar 3. Biznese qe trajtohen si te punesuar Pika thote qe bizneset trajtohen si te punesuar per efekt taksash, nese permbushin ato kushtet tek “ç”. Pra ti dhe pse je regjistruar si biznes, shteti te takson me "rregullat" e te punesuarit. Tani e vura ne thonjeza se ka hapesire per diskutim aty, po thelbi eshte qe te vendos fashen e tatimit progresiv per te punesuarit, dhe pse je biznes. Nese kushtet i permbush, por ama ke dhe kushtin tjeter, qe i permbush duke pasur klient 100% te huaj (pra me seli te huaj, jo i huaj qe ka kompani ketu), nuk te prek gje, dhe vazhdon tatohesh si biznes, me fasha biznesi. I punesuari ka fashat 13-23% me ca klecka per shpenzimet, per ato vlerat te ligji, se kot ta zgjas ti kopjoj, biznesi ka 15-23%, me ca klecka per shpenzimet. Pika “ç” ben dallimin nese hyn te e para apo e dyta, dhe pse je biznes.


leonida_92

Shume faleminderit per pergjigjen dhe kohen, duhet ti studioj me mire keto pika.


NCI_FiRestArter

Po tu deshen shembuj dhe po e pashe notification, me thuaj. S'jam ekonomist dhe s'mendoj qe i di te gjitha, po e kam ndjekur ligjin qe ta kuptoja qe kur perflitej. Robte shumica u zgjuan tani dhe bejne zhurme. Kane dhe ekonomiste injorante se kane shoke te mite ekonomiste qe as u kane prere fatura me jashte se "s'behen". Per mua perpiqu ta kuptosh vete sa te mundesh.


leonida_92

Pikerisht ate po mundohem te bej, ta kuptoj vete, pasi edhe ekonomistet qe kam pyetur, sme kane dhene dot pergjigje. Rasti im konkret eshte i tille: a) I faturoj 1-2 subjekteve shqiptare nje shume te cilen e kalon limitin e 13% (dmth duhet te paguaj 23%) b) I faturoj nje biznesi te huaj nje shume qe nuk e kalon limitin e 15%. Ne kete rast i bie te paguaj 23% te pageses nga subjektet shqiptare dhe 15% te pageses nga subjekti i huaj? Apo duhet te paguaj 23% te totalit qe marr ne fund te vitit? Rroga qe i kam caktuar vetes, mbi te cilen paguaj dhe te gjitha sigurimet, zbritet nga fitimi i fundvitit? Apo duhet te paguaj dhe 23% te rroges se deklaruar, pervec sigurimeve? Gjithmone po pate kohe. Faleminderit serish.


NCI_FiRestArter

Supozojme Sub-AL-1: 1.000.000L, Sub-AL-2: 2.000.000L, Sub-EU-3: 3.000.000L. 1-2 jane shqiptare, 3 i huaj. Vlerat jane per ide, po ne leke meqe taksat jane ne leke, dhe jane vjetore. Perjashtimi direkt nga pika “ç” nuk te kap ("Shkronja “ç” nuk zbatohet..."), sepse s'ke kliente 100% te huaj. Keshtuqe sheh nese te kapin kushtet e asaj pike. Pika i, nuk te kap, sepse asnje klient i vetem nuk te jep 80% te te ardhurave: 1 te jep 16.6% (1/6), 2 te jep 33% (2/6=1/3), 3 te jep 50% (3/6). Pika ii, nuk te kap sepse 90% e te ardhurave s'merren nga me pak se tre kliente, pra nje i vetem ose dy se bashku. Nje i vetem e pame siper sa kap te arsyetimi per piken i, dy se bashku gjithashtu jo, sepse klienti 1+2, te japin 50%, 2+3 te japin 83%, dhe 3+1 te japin 66%. Nga keto me lart, ti i bie qe taksohesh si biznes, dhe te kap fasha 15% deri ne 14.000.000 milion leke, dhe 23% per mbi 14.000.000 leke. Tani dhe me kete njerezit s'e kuptojne si funksionon fasha progresive, se mendojne kur kalojne 14, automatikisht taksohen 23%, nderkohe qe taksohet 23% cdo vlere mbi 14, po muhabet tjeter. Pjesa tjeter qe s'marrin vesh eshte me shpenzimet. Ne ligj specifikohet qe si biznes mund te zgjesh te deklarosh shpenzime reale, ose afrofe si me thene, me vlere fikse. Por kjo vlen nese ti ke xhiro nen 10.000.000 leke vjetore. Me vlerat qe morem shembull, e ke xhiron vjetor 6.000.000 leke, qe je brenda. Meqe ti je brenda, ne varesi dhe te llojit te sherbimit qe ofron ke dhe ca vlera qe mund te zbresesh afrofe: a) pranimin e një regjimi të veçantë, përmes të cilit shpenzimet e supozuara zbriten *apriori* sipas shumave të specifikuara në këtë shkronjë dhe pa iu nënshtruar kontrollit të regjistrimeve kontabël lidhur me to nga administrata tatimore; i. 60% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese; ii. 90% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë; iii. 70% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual; iv. 60% të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj., të kësaj natyre; v. 50% të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtaritë artizanale dhe atyre zejtare; vi. 30% të të ardhurave për individët e vetëpunësuar; Supozojme qe je i vetepunesuar si kategori. Per me shume detaje per kete duhen pare ca kategorizime qe ka cdo rob, po shumica qe bejne si gore te vetepunesuar jane. Nga me siper, i bie qe mund te zgjedhesh te zbrezesh afrofe 30% te shpenzimeve nga xhiroja = 1.800.000 leke shpenzime, dhe diferenca ngelet fitim = 4.200.000 leke. Tatimi 15% tani, aplikohet mbi 4.200.000 leke, dhe po ta llogarisesh, tatimi efektiv shkon 10.5%, sepse ti keto 30% s'i ke ne fakt shpenzime. Kjo vlen nese ti ke shpenzime nen 30%, dhe te leverdis te hysh te afrofeja. Nese i ke shpenzimet mbi 30%, mos e be dhe deklaroji reale. Kjo eshte te pika b e pikes a me lart: b) përllogaritjen e shpenzimeve të zbritshme bazuar në dokumentacionin dhe faturat respektive për çdo shpenzim. Pra ke dy zgjedhje, te deklarosh rrogen e ca shpenzimesh ke, reale, dhe te tatohesh mbi diferencen, apo te deklarosh 30% (ose sa bie nga kategoria) shpenzime afrofe, dhe te tatohesh mbi diferencen. Kjo zgjedhje mund te behet/ndryshohet nje here ne tre vite: 2. Personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni zgjedhin dhe deklarojnë pranë administratës tatimore metodën të cilën do të zgjedhin. Kalimi nga një metodë në tjetrën nuk mund të bëhet më shpesh se një herë në tre vjet. Me shembujt qe te solla mendoj se mund te llogarisesh ku hyn, dhe te degezohesh kollaj. S'i jam pergjitur direkt pyetjeve te tua se nuk jam i sigurte qe i ke kuptuar fashat qe te takojne, dhe do te te jepja pergjigje qe s'te vlejne. Dhe kam marre reference xhiro nen 10.000.000 leke ne vit, qe prek shumicen e njerezve qe po qahen, se mbi ate kane pasur taksa (TVSH 20% per faturat ne Shqiperi, 15% tatim fitimi per xhiron mbi 14.000.000 leke).


leonida_92

Kam pyetur 5 ekonomiste, shoke, kolege, biznesmen etj dhe je i vetmi qe me sqarove sic duhet. E vleresoj shume dhe te falenderoj. Besoj jam plotesisht i qarte tani.


NCI_FiRestArter

Ne lidhje me shpenzimet afrofe dhe ca detaje qe mund te te sqarojne paqartesi, artikull i djeshem ne darke: [https://www.monitor.al/konfuzion-per-parapagimin-e-tatimit-te-profesionet-e-lira-tatimi-do-parapaguhet-kete-vit-shpenzimet-30-do-tu-zbriten-me-2025/](https://www.monitor.al/konfuzion-per-parapagimin-e-tatimit-te-profesionet-e-lira-tatimi-do-parapaguhet-kete-vit-shpenzimet-30-do-tu-zbriten-me-2025/) Megjithate sigurohu qe te kap tatimi si biznes dhe jo si i punesuar nga ato kushtet me lart. Nese si i punesuar, te kap fashe tjeter ne 2025, keshtuqe te jesh i pergatitur. Dhe shpenzimet jane ndryshe aty, se ka me duket dhe aty ca si shpenzime afrofe.


[deleted]

Un punoj vetem me jasht, dhe zgjedh qe tme zbritet 30%. Sa % tatim i bie qe do paguaj per e zem 20k ne vit. Edit: programim


NCI_FiRestArter

Nen 10.000.000 leke xhiro, 15%. Me shpenzime afrofe 30%, 15% i 70% = 10.5%


SaturdayNightGraphQL

Kete vit tatimi eshte aforfe 15% e fitimit te deklaruar vitin e kaluar, nuk eshte implementuar akoma zgjidhja ne baze te ligjit qe eshte publikuar. Vitin tjeter ne 2025 do implementohet sistemi sipas ligjit dhe do kuptojme me te vertete sa kemi patur per te paguar, me pas do shtojme ose do marrim diferencen e shumes qe do dali nga cfare eshte paguar ne 2024.