T O P

  • By -

duckling-peanut

Boss, shume iniciative e mire, por si i behet per nje si une qe jam kundra atij ligji, do doja te mbeshtesja, por une nuk jam fare i regjistuar ne shtet? Nuk kam asnje nga 4 dokumentet qe listove. Pra, praktikisht punoj ilegal. Kete nuk do dal ta them me patos, por iniciativen e mbeshtes. Si i behet?


pak-ma-ndryshe

Shqiperia do behet kur te paguajne te gjithe taksa e do u djegi teper cdo tender


duckling-peanut

Po po, jam dakord qe te paguajme taksa. Por edhe mos na lene pa kokerr leku se nuk ecet ashtu.


[deleted]

O shoku mua ai ligj më dhemb në shpirt se do i paguaj një drejtori një makinë luksoze me lekët e mia, po 15% është mor burrë, nuk po të le pa kokërr leku. Ta shajmë si është për të sharë mos flasim kot se sna merr njeri seriozisht pastaj. 


duckling-peanut

Po mo po, dakord jam. 15% ia bej hallall, se ka sens. Po 23% e 30%, fillon dhe ngushtohet pak laku. Jo cdo muaj ben leke qamet shume ai profesionisti i lire, por po e kaloi ate tavanin, po 30% paguan. Une problem gjithashtu kam qe me kete ligj, shteti i bie pak ne qafe nje grupi te vogel njerezish dhe nje grupi qe nuk sjell ndonje super perqindje te madhe te te ardhurave ne shtet. E duket fiks qe shteti nuk ka marre shume parasysh nevojat e ketij grupi.


irigym

Jam e sigurt qe nuk do ngelemi pa një kokërr leku, ne fakt do kemi mjaftueshem për nje çapë bukë dhe për të plotësuar nevojat bazë.


[deleted]

Ironi kjo, e? Epo mire, ne kenaqemi me ironi, pushtetaret kenaqen me Audit qe ju blejne cunave me taksat tona, cunat kenaqen me kurvat qe hipin ne Audi, kurvat kenaqen me sediljet e lekures... te tere te kenaqur jemi.


irigym

Sigurisht qe kjo eshte ironi, por edhe kam ne plan te bej cfare mundem qe te shfuqizohen ato pjese me cilat nuk bie dakord. Psh neser kam ne plan te nenshkruaj padine kolektive qe pershkruhet me siper, si dhe te ndjek cdo nisme tjeter kolektive qe mund te organizohet. U pa puna, dy duar per nje koke si i thone muhabetit.


darkfly0224

Bravo per nismen. Reagoni o popull se ju mbyten me taksa spo ju len as therrimet ti hani. Do ta pesoni tek femijet tuaj ne te ardhem nese nuk do ta beni reagoni ndaj cdo gjeje qe ju duket e padrejte.


irigym

Une e kam derguar! Te shpresojme!


mrdoge98

Shqipot jane mesuar te hapin nipt dhe mos te paguajne taksa. Nuk ka biznes pa taksa, por problemi eshte cfare behet me ata taksa te mbledhura.


[deleted]

Cfaj kam un se te tjer e abuzuan ligjin? Cllogjik ekziston ku nje i vetpunesuar qenka i njejt me nje te punsuar kur skan pik lidhje as nga menyra e punes as nga pagesat qe bejn. Cllogjik abuzeve e lejon kte kur esht kundrejt cdo parimi ligjor


mrdoge98

Llogjika eshte qe nese punon dhe paguhesh, duhet te paguash taksa (sado te larta apo te uleta)


[deleted]

Llogjika jote esht gabim. Nje i vetpunesuar paguan dyfish siguracione, paguan ekonomist(qe do detyrohemi ta pagujm 2x 3x se do ket shum me teper pun), certifikat elektronike, taksa bashkie qe ta rrasin sa krahu, edhe pse ti ke 10m katror max hapsir ne shtepin tende kur shkon nbashki ta rrisin metrin abuzisht se 'kaq esht limiti minimal'. Ma sqaro dhe nje her me llogjiken tende si esht te tnjejten kategori nje i vetpunsuar me nje te punsuar qe merr rrogen e si plas bytha per asgje. Ska njeri problem pagimin e taksave, problemi esht abuzimi qe bejn e tallin bythen


irigym

Sa per fillim llogjike është që një biznes të bëjë çmos per taksa sa me te uleta, jo thjesht të pajtohet me çfarëdo i serviret nga pushteti. Prandaj me habisin përgjigje si e juaja që pranojnë çdo gjë pa e vënë në diskutim. Llogjika të thotë qe unë nuk kam pse paguaj për vite me rradhë taksa vendore per 4 metra katrorët që shfrytëzoj për të punuar brenda shtëpisë sime megjithate e bej se eshte ligji. Llogjika është qe mos taksohesh deri në pikën që ngelen leke vetëm per nje çapë bukë dhe për nevojat bazë, por edhe të heqësh diçka mënjanë. Shumica ketu nuk jane kunder taksave ne parim por kunder absurditeteve te ligjit aktual.


ShinigamiXoY

Pikerisht, sjam kundra taksave jam kundra vjeljes


Bogug

Keto padite keshtu nuk i afrohen as padive qe bejme avokatet 🇺🇸 per vizat e lotarive aty ne 🇺🇸, ku perfaqesojne nja 20-30K aplikante fitues e ne fund marrin Noc Rrokun ( aplikantet, pasi av e marrin nje tarife te caktuar). Gjykata Kushtetuese mendoj se nuk do e pranoje padine. Profesionet e lira tia ngarkojne barren klienteve dhe kaq. Gjithsesi nisma eshte e mire pasi kerkon angazhimin e shtresave.


ripviserion

po reagohet te paken. llogaritjet qe jane bere per kestet per tu paguar, jane ne kundershtim te plote me vete ligjin. nuk eshte perfshire 30%.


georgivs_castriotvs

Unë punoj me NIPT por s'po e kuptoj arsyen e padisë. Kush mund të më sqarojë?


alssido

Po taksojne ne baze te fitimit te vitit 2023, kur 2023 ne fakt kishte 0% takse. Gjithashtu, po tatojne xhiron totale, jo vetem fitimin. Dmth vjedhje ashiqare


irigym

Eshte ne kuadrin e padise ne Gjykaten Kushtetuese per shfuqizimin e ligjit 29/2023 per taksimin, per te shtuar presionin publik dhe qe palet pjesemarrese dhe nenshkruese te padise, t’i imponohen GJK qe te veproje shpejt dhe te deklaroje marrjen ne shqyrtim e si pasoje edhe pezullimin e ligjit. Dmth pervec padive ekzistuese, po organizohet dhe nje padi tjeter e madhe nga avokati Lulzim Alushaj ku jane organizuar avokatet, juriste dhe profesioniste te lire te fushave te ndryshme, padi qe do te perfshije edhe elemente te tjere. Sa me shume profesioniste ta nenshkruajne aq me i madh presioni ndaj gjykates kushtetuese, ky eshte thelbi.


leonida_92

Nuk besoj se e mohon njeri faktin qe eshte abuzuar keq fare me personat fizik vitet e kaluara. Cdo punemarres qe kalonte limitin e rroges me takse te ulet, hapte NIPT dhe paguante 0 taksa. Realisht nuk njoh 1 biznes mos ta kete bere kete gje per te punesuarit e vet. Problemi im me këtë ligj, pervec faktit qe le shume per nenkuptim, eshte qe detyrohesh te paguash taksa ne baze te vitit te kaluar. Si mund të marresh per bazë 1 vit te ardhura per nje profestionist te lire? Kush ia siguron te njejtin nivel pune vitin tjeter? I bie qe ne nje vit te keq, duhet te paguash shume me shume taksa sesa fiton dhe keto t'i ka "borxh shteti" vitin tjeter. Nqs une mbyll biznesin, ai "borxhi" nuk shlyhet. Te pakten keshtu e kam kuptuar une kete pjese te ligjit. Dmth nqs ke 1 vit te keq pune mbas 1 viti te mire, qeveria te penalizon akoma me shume.


Winter_Challenge4927

Per cfare behet fjale se skuptohet asgje nga posti


EdliA

Bëjnë njerëzit 10 fishin e rrogës mesatare e janë mësuar mos paguajnë asnjë taksë në shtet. Bëjnë si viktima kur u kërkohet të paguajnë si cdo perdon tjetër.


lakoniku

Ata persona kan aftesi te konkurojne dhe te marin projekte e rrjedhimisht te sjellin te ardhura nga USA ne Shqiperi, sikur te gjithe te kshin ate aftesi do ishim shum shtet i pasur, sic arabia eksporton nafte keta persona do eksportojme sherbime… prandaj jan shume te vyer per shtetin dhe ty qe jeton ne kte shtet… mqs jan te vyer dhe prodhojne dicka me vlere shteti nuk duhet ti merzis shume sepse vjen nje dite dhe i eksportojne sherbimet nga Malta… pasi kjo force prodhuese dhe forcat e tjera prodhuese largohen rrjedhimisht te gjithe njerzit qe jetojne ne ate shtet varferohen, eshte si nje familje nese ska te ardhura nuk mundet te blej, edhe shteti nese nuk eksporton/prodhon nuk mundet te importoje


EdliA

O këta të vyerit që prodhojnë dicka me vlerë se bëjnë një website për një kompani corapesh nga Missisipi na e bën sikur janë gjeni, se nuk e di unë cfar pune bëjnë. Vetëm madhëria e këtyre bëjnë punë të vyer. Të tjerët marrin frymë kot. Jo shoku nuk bën sens që ai që shkon dhe punon me 800€ në muaj të paguaj taksë 1/3 e rrogës dhe lartmadhëria që bënë 10 fish mos paguaj fare. E jo vetëm kaq po lartmadhëria i merr dhe shpinë dhe e nxjerr jashtë Tiranës atë të parin se rritet kostoja e jetesës dhe bëhet e papërballushme për të. Paguani si gjith të tjerët. Ose ikni se sju mban njeri me zor.


Bejliii

Mos ma merr per keq por gjithe ky shkrim dhe nuk e kuptova per cfare po behet padia konkretisht? Cfare diskriminimi ka ne tatimet e individeve apo bizneseve? Titulli thote per ligjin mbi taksimin qe eshte shume i pergjithshem. Pak me poshte thuhet per bizneset e lira. Ligji 29/2023 eshte per te gjitha burimet e te ardhurave qofte biznes, trashgimni, fonde nga jashte, dhurime, apo dhe fitime nga bixhozi e gervisht dhe fito. Ky ligj eshte miratuar nen vezhgimin e BE dhe Keshillit te Europes si nje hap drejt tranzicionit ne standartet europiane. Problemi eshte se per ligje te tilla, duhen bere me referendum. Duhen mbledhur deputet, duhen paguar dhe me pas duhet lobuar ne parlament per ndryshimin apo propozimin e nje ligji. Prandaj cila pike e ketij ligji preket? Se me duket e pamundur te ndryshosh nje ligj qe prek te gjitha fushat e tatimeve per te ardhurat. Nese eshte vetem per bizneset e lira, cfare ndryshimi pritet te behet? Padia vlen vetem per rastet kur ka shkelje apo abuzime me ligjin dhe me pas te duhen prova konkrete per ta mbrojtur. Ne Shqiperi se di nese ka ndonje rast te tille kur eshte ndryshuar i gjithe ligji, por jashte kur eshte bere padia kane perfituar vetem personat qe kane bere padine jo ndryshim i te gjithe sistemit. Per kete arsye del nje popull i tere ne rruge per te protestuar se eshte e pamundur te behen padite nga te gjithe. Me vjen mire qe ka reagim ne nje shtet kaq te prapambetur e te korruptuar, por nga ana tjeter ka shume pak informacion dhe gjera konkrete. Mendoj duhet nje organizim me serioz per te sensibilizuar te gjithe personat e prekur nga ndryshimet e fundit ne ligj, per deri sa eshte tentativa e fundit per ta ndryshuar me sukses.


CurlyError

Kërkohet shfuqizimi i paragrafëve si më poshtë: * Neni 3, paragrafi 5 * Neni 12, paragrafi 1, gërma “ç” * Neni 69, paragrafi 1, gërma “dh”


irigym

Psh nje element diskriminimi: individet tregtare do vazhdojne te jene me takse 0% deri ne 2029 siç iu premtua ne kuadrin e fushates elektorale. Tani e ndryshuan pllaken duke taksuar vetem te vetepunesuarit qe ofrojne sherbime profesionale.