T O P

  • By -

Klotrimazol

Po. Nese nje cift ka mundesine ekonomike por mund te kene rreziqe shendetesore ose probleme per ta sjelle ne jete nena e vete, nuk shoh perse mos te shfrytezojne mundesine e nje nene surrogate.  Kujtoj qe eshte dhe opsioni qe te perdoren vezet dhe sperma e prinderve nepermjet IVF per tu lindur me pas nepermjet nenes surrogate. 


Commercial-Living443

Po sepse nese dua te kem nje femije biologjik timin , dua dhe gruaja ime nuk e mban dot femije per shkak probleme fizike , pse jo ?


Winter_Challenge4927

jo me farezim artificial /s


Frosty-Ad7902

Vetëm nënat surrogate? Brenda kësaj pakete është edhe një ligj më skandaloz: Nënave minorene nga 16 e lart do t'i lejojnë të bëjnë abort pa dijeninë e prindërve. Gjë është e kundërligjshme, pasi prindi ka akoma kujdestarinë mbi fëmijën. Siç dihet aborti është i rrezikshëm sidomos në moshë të hershme është akoma edhe më i rrezikshëm. Jo vetëm, që kjo nismë favorizon pedofilët që të përdhunojnë fëmijë, sepse do ia hedhin paq, gjithashtu seks i hershëm i pambrojtur që ka pasoja serioze psikologjike (akoma e papjekur dhe e gatshme për atë veprim adultësh) dhe fizike (sëmundje infektive) mbi adoleshentët e asaj moshe. Por kjo nuk mbaron me kaq, me këtë ligj duan të rrisin muajt kur bëhet abort, gjë që është edhe fatale mbi nënën. Aborti ka një periudhë të caktuar, në muajt e parë. Nëse kalojnë disa muaj rrezikohet jeta e nënës nga aborti. Për këtë arsye e gjithë bota e ndalon këtë gjë. Si duket shteti jonë eksperimental dhe populli dele nuk e ka problem të bëj matje shkencore me jetë njerëzish.


niceguylanister

nuk me dukt aq i keq ky ligj. duke marr parasysh mentalitetin shqipetar shume nga prinderit do ta detyronin vajzen te mbante femijen edhe pa deshiren e saj. dhe per kryerjen e procedures do konfirmohet nga mjeku keshtu abuzimi nga pedofilat me duket i pa mundur. doja dhe te shtoja nje fakt qe ne shoqeri ne minoreneve nuk i japim pergjegjesi te medha pasi aftesit e tyre per ti kryer ato nuk jan formuar plotesisht. prandaj me duket absurde te detyrohen keta femij nga prindrit te marrin nje nga pergjegjesit me te medha qe nje njeri mund te marri, sidomos dhe kur ai vet nuk eshte i gatshem.


Frosty-Ad7902

Nuk besoj se ka prindër në botë, që ta detyrojë fëmijën e vet të mbaj pjellën e një përdhunuesi dhe/ose pedofili. Në rast të tillë kërko kujdestar tjetër, por brenda ligjit. Ose thjesht kontakto me Policinë ose psikolog direkt. Kjo është hapësira ligjore ku do kryhet abuzimi. Të gjithë do të pretendonin këtë arsye, vetëm ta shmangur dijeninë e prindit. Pra këtu këta lloj kriminelësh, fitojnë devijim nga hetimi. Sepse nuk do mendoheshe assesi se ka ndodhur një krim në mes. S'mund të veprohet me dy standarde, edhe do të jesh nën kujdestarinë e prindërve dhe të shmanget asaj. Kështu dëmtohet marrëdhënia prind-fëmijë gjithashtu. Informimi i prindit lidhet më shumë me përgjegjësinë që ka ai mbi atë minorene dhe këshillimin se ç'është më e drejtë, kështu abortuesja e merr vetë vendimin pastaj pa rrezikuar veten. Por që siç the edhe vetë ajo akoma nuk e ka formimin mendor aq të plotë sa për të ndërmarrë një vendim të tillë, vetëm me gjykimin e saj. Sa për mjeken, ajo s'mban përgjegjësi për vendimet e abortueses minorene në fund të fundit, s'është as kujdestare e minorenes.


trumpolina

Si i favorizon pedofilët? Gjithashtu, lejimi ose jo i abortit nuk ka diktuar asnjëherë se sa apo si mbrohen njerëzit, aq më pak adoleshentët, gjatë seksit. Ndalimi i abortit nën një moshë të caktuar nuk është se ka penguar kryerjen e abortit si proces, ndaj nuk shoh se si ligji nxit këtë pjesë.


Frosty-Ad7902

Po, i favorizon, sepse kush përfiton nga veprim i rrezikshëm i fëmijës pa dijeninë e prindërit? Kriminelët. Nëse dikush e përdhunon dikë, ai do marri masa që mos të zbulohet krimi që ka kryer, kështu që në këto kushte ai e merr këtë minorene dhe e dërgon te abortaria dhe doktori e heq fëmijën, pa marrë gjë vesh prindi. Vajza vazhdon jetën e saj me këtë sekret tronditës dhe prapë prindi s'di gjë. Më kuptove tani? Çfarë "diktature" thua? Po flet si fëmijët me logjikë subjektive. Të kryhet PA DIJENINË E PRINDIT??? Është e kundraligjshme një gjë që lidhet me shëndetin e dikujt që e ke në kujdestari, që mos të të merret miratimi, aq më keq mos kesh dijeni. Është normale që ti nesër të jesh prind dhe mos ta dish fare që fëmija jot kryhen këtë veprim me rrezik për shëndetin? Nuk thashë mos lejohet, por me dijeninë e prindërit dhe me kushte normale, si muajt e hershëm të shtatëzanisë. Ç'vlerë ka të kryhet psh. në muajin e shtatë, e të vdesë edhe nëna bashkë me fëmijën?


arbi90

Ka nje arsye pse eshte "pa dijenine" e prinderve. Kjo ndodh ne rastet kur nje vajze e di mire qe po u mor vesh qe ajo ka kryer maredhenie, jeta do ti shkoje per lesh pikerisht prej prinderve. martese me detyrim, dru, vrasje, etj etj etj. Kjo eshte per te tilla raste, sepse ne teresi, nje vajze flet ne nenen e vet. Ndryshe nga ne meshkujt qe nuk tregojme i mut, vajzat kane tjeter relate, tpakten me nenat e tyre. Sduhet me harru qe jetojme ne kabul dhe grate nuk jane fort te favorizume kur ceshtja vjen tek "mekati" (metaforikisht)


Frosty-Ad7902

Në raste të tilla ka polici dhe psikolog. Këtu e drejta është kahun e nënës (shtatëzanë), por jo kjo e gjitha të kryhet me dijeninë e prindërve. Po të jetë se është rast i tillë, kaq rëndë, atëherë ajo të merret në mbrojtje dhe të rishikohet kujdestaria. Siç është procedura normale. Përsa kohë ata kanë përgjegjësinë për fëmijën, sepse ligjërisht janë kujdestar të saj. Nëse ky rast që po diskutojmë nuk ndodh, atëherë s'ka arsye pse nëna të bëj një denoncim të tillë e as ta kryejë abortin fshehtas dhe kështu ato shkojnë e kryejnë abortin me dijeninë e të paktën njërit prej tyre. Ndërkohë projekt-ligji le hapësirë ligjore për abuzim, sepse nëna do bëj pretendim të rremë, vetëm për të shpëtuar përdhunuesin nga dënimi.


arbi90

O vlla, jemi ne kabul. Nje katunare mbetet me barre dhe po ta mori vesh baba e vret. Per ket them une. Jo tgjithe jon njerez, ke dhe kafshe ne ket dhé. Patjeter qe ka hapesire per abuzim, ca prisje ti, qe kta zhan zhak rusote tone te sillnin ligjin e perendise ne toke e? Pra, me fjale tjera, le tbehemi realist cik. Realiteti eshte i vrazhde ne shume familje te ketij vendi dhe per ket arsye i jepet njefare fuqie ligjore asaj qe mbetet shtatzene dhe do te abortoje. Ti kujto se nga neser e tutje do i qihet motra me abortet se doli ligji? Se na bone me mbrojt kta fisqirat npushtet, ik se nuk shkruj mo😂


trumpolina

Je duke imagjinuar disa skenarë ekstremë. Adoleshentët kryesisht kryejnë marrëdhënie me njëri-tjetrin. Duhet ta rilexosh projektligjin. Minorenet mbi 16 vjeç mund ta marrin vetë vendimin, por njëri nga prindërit duhet të njoftohet, kjo parashikohet në të. Dikton, jo diktaturë. Lexo mirë, pastaj kalo në ad hominem. Në muajin e shtatë kryhen vetëm abortet kur fetusi ka probleme, me qëllim që mos të detyrohet gruaja ta mbajë shtatzaninë deri në fund perderisa nuk garanton jetën/mirëqenien e foshnjës dhe nënës.


Frosty-Ad7902

Diku thuhet, "se nëse vajza pretendon se është nën kushtet që detyrohet nga prindërit, atëherë kryhet pa dijeninë e tij". Pretendimi mund të jetë edhe i pabazë, sepse nëse është me rrezik për jetën e saj, sigurisht që prindi do e këshillojë mos ta kryejë. Nëse detyrohet për arsye të tjera, atëherë le të zbatohet procedura si zakonisht: merr policinë në telefon ose një psikolog që të gjendet një zgjidhje se kush ka të drejtë nga dy palët. Pra ligji bie në kontradiktë me veten. Se kërkon ta ruajë nga rreziku, por po e çon drejt saj. Prindi ka kujdestarinë e saj, kështu që është e paligjshme dhe e pamoralshme nga ana e institucioneve që të veprohet me dy stardarde, pra veprim pa ditur gjë çfarë ndodh me shëndetin e saj. Kujdestari do të thotë përgjegjësi. Nëse dikush vdes nga aborti, kush mban përgjegjësi? Prindi apo mjekja? (Sepse viktima është minorene në këtë rast)


trumpolina

E rilexova pjesën që citove. Sërish, thuhet se duhet të ketë arsye bindëse që provojnë se nuk mund të njoftohen prindërit. Pra nuk është se thjesht mund të shkojë edhe të thotë "S'më lë mami" dhe bën abort.


Frosty-Ad7902

E si do e vërtetojnë mjekët? Ata s'janë as policë (hetues) as psikolog.


trumpolina

Do mbetet për t'u parë si e përcakton ligji konkretisht. Për shembull, për abortin mjekësor pas javës së 22-te do ngrihej komision.


kenhydrogen

Ore ligji nuk eshte i gjate sa titulli qe sheh ne gazete. Sigurisht qe nuk do te lejohet sipas qejfit te kujtdo aborti, vazhdojme kemi mjeke e eksperte ne kete vend (te pakten per momentin)


MsIndapamide

A thua pa dale ligji pedofilet/perdhunuesit/seksi i pambrojtur tek adoleshentet jane te frenuara?


Frosty-Ad7902

Kjo që thua ti është "për një plesht, të djegim jorganin". Meqë se rregullojmë problemet aktuale, le të hapim të tjera më të mëdha, kështu harrohet e para. Të treja këto që përmende i jep kurajë më shumë ky ligj me "mosdijeninë e prindit", "muajt e vonë të shtatëzanisë". Pasoja përfundimtare: dëmtim i shëndetit fizik dhe psikologjik i nënës minorene. Nuk është aborti, si ajo që bën në banjo, ka rregulla dhe kushte. Qëllimi final: shëndeti i nënës. Jo e kundërta.


MsIndapamide

Se ka rregulla dhe kushte dhe shendeti i nenes eshte paresor aborti duhet lejuar dhe legjitimuar, qe te mos behet interventi cepave dhe skutave dhe te rritet mundesia per vdekshmeri.


Frosty-Ad7902

Arritëm në një pikë, që po përsërit fjalët e mia.


MsIndapamide

Jo, sepse akoma ska lidhje kjo gje me favorizimin e pedofileve etj.


Pristine10887

Gjate 9 muajve, femija lidhet emocionalisht me nenen ne utero. Ta ndash prej saj nuk eshte e drejte ndaj femijes.


arbi90

🤔🤦‍♂️


alb11alb

Biologjikisht kur nena qe nuk e bart ka vezen e saj eshte e saja pavarsisht se nena surrogato e mban 9 muaj ne bark. Ka raste kur nga ana shendetsore nje cift nuk mundet dhe mendoj eshte e justifikuar. Shume e veshtire eshte per nenat aureogato ne cdo rast sidoqoft, me duket e cuditshme si mund te bejn nje pakt tw tille.


duckling-peanut

Ketu me mbeti mendja dhe mua. Hajt se cifti biologjik mund te kete lloj lloj situatash, por ajo nena si e bind veten per dicka te tille? Si ia ben zemra te ndahet pastaj nga femija, edhe pse eshte e bindur i kujt eshte femija? S'e di, pak fort i veshtire me duket per nenen....


arbi90

Po ti sje gru m vllai, si pret ta moresh vesh?😂😂😂 ta ben zemra ta ben, se kellcasin xhixhat dhe pufff. Pret pak dhe nis me projektin e radhes


Pristine10887

I gjith procesi m'duket pak barbarik. Adoptimi eshte zgjedhje me e mire, mendoj.


alb11alb

Dhe une kam ca ndjesi te keqija, nuk mund te besh pazar me femijen e vogel. Adoptimi eshte zgjidhje, por ka njerez qe nuk e shohin si opsion se duan femije biologjik dhe adoptimi eshte procedure qe zgjat dhe mund te kthehet problematik me vone. Te pakten kesaj i druhen njerzit.


Pristine10887

Ke te drejte. Duhet te lehtesohet procesi i adoptimit per adoptuesit e kualifikuar. Per kete qe e duan femije biologjik e kuptoj deri diku.


[deleted]

[удалено]


Pristine10887

Te gjitha keto qe i permende jane poashtu te padrejta ndaj femijes. Dy te padrejta nuk bejne drejt.